Gjermania po krijon hapësira fleksibël për të joshur bankat pas Brexit

09/01/2018 9:39 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Brexit është një mundësi që vjen vetëm një herë në jetë për Frankfurtin, i cili po përpiqet të joshë bankat globale që të largohen nga Londra, shkruan sot FT.

“Ne nuk jemi një agjenci marketingu dhe nuk jemi të interesuar për të bërë politikë industriale,” thotë Felix Hufeld, kryetari i BaFin, i cili mbikëqyr 1.740 banka në ekonominë më të madhe të eurozonës.

Në një kohë kur qendrat financiare europiane po konkurrojnë shumë për biznesin që mund të emigrojë nga Britania e Madhe për shkak të largimit nga BE-ja, qasja mund të duket të dëmtojë gjasat e Gjermanisë. Bankierët europianë parashikojnë një kontrast të thellë me aktivizimin e politikëbërësve francezë.

Andreas Dombret, anëtar i bordit të Bundesbank për mbikëqyrjen bankare, i cili punon ngushtë me BaFin, thotë se rregullatorët gjermanë nuk i kanë bërë thirrje asnjë banke, për të bindur atë për të shkuar në Frankfurt.

“Ne përpiqemi të jemi sa më fleksibël dhe pragmatikë, aq sa është e mundur ligjërisht dhe jemi të gatshëm të gjejmë zgjidhje të besueshme për ta bërë tranzicionin më të lehtë”, thotë ai. “Nëse dikush më thotë, ‘Kodi ligjor nuk thotë asgjë për një periudhë tranzicioni’, përgjigjja ime është, ‘mirë, nuk thotë asgjë për Brexit’.”

Deri tani Frankfurt, me ose pa ndihmë nga BaFin, po shfaqet si një fitues i mundshëm nga Brexit. Shtatë nga 15 huadhënësit globalë kanë vendosur të shndërrojnë Frankfurtin selinë e tyre pas Brexit të BE-së – mes tyre Citi, Goldman Sachs dhe Morgan Stanley – tregoi një sondazh i Financial Times në dhjetor. Katër qendrat e tjera financiare të BE-së – Paris, Dublin, Luksemburg dhe Amsterdam – kanë tërhequr të njëjtin numër bankash mes tyre.

Një fushatë agresive e marketingut mund të jetë një faktor kontribuues për këtë çështje, pohojnë ekspertët.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of