Gjermania pritet të emetojë 5.6 mld dollarë më pak se plani gjatë T3

24/06/2015 10:17 AM 0 komente

Gjermania planifikon të emetojë 5 miliard euro (5.63 mld dollarë) më pak borxh në tremujorin e tretë se sa kishte planifikuar fillimisht, tha agjencia e financave të martën, pasi faturat tatimore u rritën në pesë muajt e parë të vitit.

Të ardhurat e taksave federale u rritën 8.5 për qind në 101 mld euro nga viti në vit mes janarit dhe majit teksa punëtorët në ekonominë më të madhe të Evropës po përfitojnë nga punësimi i lartë dhe pagat në rritje.

Agjencia e financave tha se, me qeverinë e cila nuk shfaq nevojën për të marrë hua aq para sa pritej për të arritur objektivin e buxhetit të saj, ajo do të emetojë 2 mld euro më pak në obligacione me maturim dy-vjecar Schatz se sa kishte planifikuar në dhjetor.

Ai gjithashtu do të anulojë dy emetime të planifikuara të reja Bubills me maturim 12-mujor me një vëllim 1.5 miliardë euro secili që do të ishin maturuar në gusht dhe shtator të vitit 2016.

Agjencia e financave tha se ndryshimet në kalendarin e saj të emetimeve në tremujorin e tretë do të reduktojnë sasinë e përgjithshme të borxhit që do të

Emetojë këtë vit në 180.5 mld euro, nga 185.5 mld, përjashtuar obligacionet e lidhura me inflacionin.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of