Gjermania zgjat kufizimet e koronavirusit deri më 10 janar

03/12/2020 11:27 AM 0 komente

Gjermania ka zgjatur masat kufizuese të marra për të frenuar koronavirusin deri më 10 janar, njoftoi kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Shtetet do të zgjasin masat e tyre nga 20 Dhjetor deri më 10 Janar. Në parim gjërat do të mbesin siç janë,” tha ajo, ndërsa shtoi se rishikimi i situatës do mbahet në 4 janar.

Merkel tha se nivelet e infektimit në të gjithë vendin mbeten shumë të larta për të lejuar rihapjen e restoranteve, bareve dhe ambienteve argëtuese. Mbyllja e pjesshme mbarëkombëtare përfshin gjithashtu tubimet private për t’u mbajtur në një minimum prej vetëm pesë persona nga dy familje.

Javën e kaluar Merkel njoftoi se kufizimet do të lehtësohen gjatë periudhës së Krishtlindjes në shumicën e pjesëve të Gjermanisë për të lejuar që njerëzit të takohen në grupe me deri në 10 persona, pa llogaritur fëmijët.

Gjermania po përpiqet të frenojë një rritje të vazhdueshme të infeksioneve të reja të Covid-19.

Të Mërkurën, agjencia e sëmundjeve infektive të vendit, Instituti Robert Koch (RKI), raportoi 487 vdekje për shkak të virusit, numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë./CNN

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of