Pak ditë më parë, kryeministri Rama tha se qeveria shqiptare po shikon mundësinë për të ndërtuar një aeroport rajonal në qytetin e Vlorës, si një objektiv për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe nxitjen e mëtejshme të turizmit.
Ndërsa ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, dha detaje se ku parashikohet të ndërtohet: “Vlora do të ketë një aeroport, do të jetë Novosela aeroporti i dytë i Shqipërisë. Vlora ka potenciale të jashtëzakonshme turistike, po i bëhet dhe Rruga e Lumit që i krijon edhe një damar tjetër komunikimi shumë të rëndësishëm që e lidh me bregun. E kthen në një zonë ku jo vetëm trafiku do të shkojë nga Vlora, por një pjesë do kalojë edhe nga kjo Rrugë e Lumit, për të dalë më pas në pjesën e bregut. Ky do të jetë një potencial tjetër për gjithë atë zonë e cila ka qenë realisht komplet e harruar dhe braktisur”, tha Gjiknuri duke komentuar investimet.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Leket po shkojne ne korce dhe ne vlore. Pa lidhje po nejse, Kukesi eshte gati keta duan te nisin nga themelet aeroporte te reja.
Shume mire qe behet dhe ne vlore po pse nuk nis ai i kukesit. Perfiton dhe nga afersia me Kosoven.
Muhabete ballkanasish. Secili punon per emrin e vete jo per te miren publike