Ministria e Energjisë dhe Industrisë organizoi një tryezë me përfaqësues të Bankës Botërore, KfW, SECO, GIZ, EBRD, EU, UNDP, Koperacioni Italian ku u prezantuan studimet e Sogreas për potencialet e Drinit të Zi.
Studimi i Sogreas jep tre variante të shfrytëzimit të këtij potenciali :
Varianti i parë me HEC Skavica 441 m konsiderohet i pafinancueshëm
Skavica 441 zhvendos 10 mijë persona, përmbyt 5861 HA
Varianti i dytë me dy diga, Katund i Ri dhe Skavica 395 m
Varianti i tretë me dy diga, Katund i Ri dhe Skavica 385 m
Dy variantet e fundit konsiderohen të financueshme nga studimi.
Qeveria shqiptare po avancon me skemën fizibile me dy diga. Për Katund i Ri qeveria krijon mundësinë ta ndërtojë privati, ndërsa për Skavicën kërkohet asistencë nga donatorët për skemat e financimit.
Skemat e financimit kërkohen për Skavicën në mënyrë që KESH të ketë pronësinë.
Në tryezë të pranishëm edhe ekspertë të fushës së energjitikës, si Luigj Pjetri, Bashkim Spahiu, Engjëll Çuçi, Fahri Maho. Ata e konsiderojnë të parealizueshëm variantin e madh të Skavicës
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.