Gjobë 1 mijë paund kush thyen karantinën 14-ditore, Britania hap kufijtë më 15 qershor

22/05/2020 11:49 AM 0 komente

Kushdo që shkon në Mbretërinë e Bashkuar nga jashtë mund të gjobitet me 1 mijë paund nëse nuk vetizolohet për 14 ditë, parashikojnë rregullat e reja të karantinës, detajet e së cilës qeveria britanike do ti pubikojë këtë të premte.

Rregullat e reja, të cilat gjithashtu do të zbatohen edhe për britanikët që kthehen nga jashtë pritet të miratohen këto ditë, ndërsa do të futen në fuqi më 15 qershor, ditën në të cilën Britania ka vendosur të rihapë kufijtë.

Të gjitha masat kanë si qëllim parandalimin e një vale të dytë të infeksionit në Britani. Të gjithë udhëtarve do iu kërkohet të plotësojnë një formular me informacionin e tyre të kontaktit. Të vetmit që do të përjashtohen janë transportuesit rrugorë dhe zyrtarët mjekësorë, si dhe ata që vijnë nga Republika e Irlandës.

Çdo udhëtar që vjen me aeroplan, target ose tren do të duhet tiu sigurojë zyrtarëve të Forcave Kufitare një adresë se ku do të izolohen, përndryshe akomodimi do të organizohet nga qeveria.

Linjat ajrore tashmë kanë paralajmëruar se masat e karantinës mund të përkeqësojnë situatën tashmë kritike për ta, pasi fluturimet kanë rënë me 99 për qind për shkak të pandemisë.

Qeveria rekomandon aktualisht udhëtimin ndërkombëtar vetëm kur është absolutisht e nevojshme, dhe askush nuk duhet të udhëtojë nëse shfaq ndonjë simptomë të koronavirusit.

Shifrat e fundit tregojnë se 36.042 persona kanë humbur jetën nga virusi në Britani./BBC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of