Të punosh nga ora 9:00 deri në 17:00 nuk është normë për më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore në botë, sipas një raporti të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO).
Orari mesatar i punës në nivel global ra në normë, me rreth 43.9 orë në javë para pandemisë, deklaroi ILO, në një studim mbi ekuilibrin midis jetës profesionale dhe asaj personale pak ditë më parë.
Në të njëjtën kohë, rreth një e treta e punonjësve punojnë më shumë se 48 orë, ndërsa një e pesta punon me kohë të pjesshme ose më pak se 35 orë në javë.
Orar pune atipik
Rreth një e treta e fuqisë punëtore në botë ka punuar më shumë se 48 oër dhe rreth një e pesta ka punuar më pak se 35 orë në 2019.
“Megjithëse orët e gjata të punës u ulën pak në fillim të pandemisë dhe orët e shkurtuara u rritën disi, të dy këto fenomene po kthehen në nivelet para pandemisë deri në fund të vitit 2020” – deklaroi ILO.
Raporti i ILO-s analizoi edhe mospërputhjet midis orëve të punës efektive të punonjësve dhe orëve të punës të parapëlqyera, ku të dhënat tregojnë një mospërputhje të konsiderueshme.
Mospërputhjet
Rreth një e katërta e forcës së punës paraqet edhe një lloj mospërputhje të orarit të punës.
Masat e marra gjatë pandemisë së COVID-19 “sollën prova të reja të fuqishme të faktit se dhënia e më shumë elasticiteti punonjësve se si, ku dhe kur të punojnë mund të jetë pozitive, si për ta, edhe për kompanitë, për shembull duke përmirësuar produktivitetin” – deklaroi ILO.
Në të kundërt, kufizimi i elasticitetit sjell kosto të ndjeshme, duke përfshirjen rritjen e turnover (qarkullimit) të personelit”.
“Një numër i madh provash tregojnë se si politikat e ekuilibrit jetë profesionale – jetë personale sjellin përfitime të rëndësishme te sipërmarrjet, duke mbështetur argumentin se politika të tilla përfaqësojnë një ‘fitore për të gjithë’ si për punëdhënësit, edhe punonjësit”.