Krahas sfidave me të cilat ballafaqohet popullsia në Kosovë, në punësim, arsim, shëndetësi, në fushën sociale apo në atë të mbrojtjes së mjedisit, kjo javë do t’i dedikohet diskutimeve për uljen e varfërisë. Sipas PNUD, të dhëna për Kosovën flasin se rreth 34-48% e kosovarëve jetojnë nën kufirin e varfërisë, kurse 12 % në varfëri të skajshme. Përqindja e varfërisë është më e lartë në familjet me numër të madh anëtarësh , që kanë të papunëve dhe me kryefamiljare femra.
Shkalla e përgjithshme e papunësisë është 45%. Rreth 73% e të rinjve të moshës 15-24 vjeç janë të papunë. Shkalla e papunësisë në mesin e femrave është 57%, te meshkujt 41%. Përqindja e pjesëmarrjes së femrave në fuqinë punëtore në Kosovë është 29% (65% në BE); për meshkujt 78% (59% në BE) kurse përqindja e përgjithshme e pjesëmarrjes është 48% (71% në BE), e cila është më e ulëta në Europë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.