Qyteti skocez dhe rajoni i tij synojnë të mbjellin 18 milionë pemë deri në vitin 2030. Projekti quhet “Clyde Climate Forest”.
Nisma do të rrisë zonën pyjore në Glasgow nga 17 në 20% dhe kjo do të thotë 1000 hektarë pyje të reja çdo vit.
Pemët do të rriten si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane, duke përfshirë vendet e braktisura dhe ato që janë bosh, të tilla si ish-minierat e qymyrit.
Gjithashtu ai do të lidhë 101 zona pyjore të reja për të krijuar një korridor migrimi për kafshët e egra.
Disa pemë do të përdoren si burim për lëndën drusore, duke zëvendësuar materialet me emetim të lartë si çelikun dhe betonin në ndërtim.
Drejtuesi i Këshillit të Bashkisë së Glasgow, Susan Aitken, tha: “Pyjet dhe pemët e komunitetit të ri do të sjellin përfitime të shumta për banorët dhe faunën e egër”,
“Pandemia nxori në pah, si asnjëherë më parë, vlerën e hapësirave të përbashkëta, si vende për t’u ushtruar, për të larguar stresin dhe për t’u angazhuar me natyrën. Ky projekt mund të ndihmojë në realizimin e shërimit të gjelbër”.
“Përfitimet ekonomike, ekologjike dhe sociale do të jenë të shumta”. Projekti ka siguruar 400 mijë sterlina nga Woodland Trust’s Emergency Tree Fund dhe 150 mijë sterline nga Scottish Forestry në dy vitet e ardhshme për të rekrutuar një ekip dhe për të nisur zhvillimin e skemave të reja të mbjelljes.
Një pemë e vetme mund të thithë deri në 620 kg CO2 gjatë jetës së saj. Pemët na mbajnë të shëndetshëm duke pastruar ajrin nga ndotja. Ato gjithashtu mund të rrisin qëndrueshmërinë klimatike të qyteteve.
Pemët mund të ulin temperaturat lokale në ditët e nxehta deri në 6 gradë Celsius dhe mund ngadalësojë përmbytjet. Planet e pyjeve të Glasgow janë publikuar përpara zhvillimit të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për klimën COP26 që do të mbahet në nëntor dhe ku liderët botërore do të raportojnë progresin e tyre në uljen e emetimeve. A do të mbjellë qyteti juaj ndonjë pemë gjatë këtij viti? / World Economic Forum