Glassdoor / Kompanitë më të mira për të punuar në vitin 2020

03/03/2020 1:22 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Dihet se kënaqësia në punë i bën punonjësit të lumtur dhe produktivë, por nëse punonjësit janë shumë të kënaqur, aq më mirë.
Employees’ Choice Awards i cili zhvillohet nga faqja e rekrutimit Glassdoor, tregon se cilat kompani kanë punonjësit më të lumtur.

Kompanitë e mëdha teknologjike, si Microsoft dhe Facebook, vijojnë të marrin kritika pozitive, duke hyrë në top 20 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por kompania e vogël e software, HubSpot, u vlerësua si punëdhënësi më i mirë në SHBA.

Best Places to Work in 2020, i cili ka mbërritur tashmë në edicionin e 12-të, përcaktohen nga punonjësit, të cilët analizojnë punën e tyre, ritmin e punës (ose mungesën e tij) dhe punëdhënësin. Punonjësit i bëjnë vlerësimet në një shkallë me pesë pikë, që nis nga 1,0 – shumë të pakënaqur (duhet të angazhohen më shumë) deri te 5.0 – shumë të kënaqur (kompanitë kanë bërë një punë të mirë)

 

10 Kompanitë më të mira për të punuar në SHBA

Të punosh nëpër botë

Kolosët e teknologjisë botërore ishin në krye të renditjeve jashtë SHBA.

Microsoft është në krye të Best Places to Work 2020 në Kanada, përpara shoqërisë së software Salesforce, ndërsa në vend të tretë renditet VipKid.

Në Britaninë e Madhe, Google renditet në vend të parë, duke lënë pas Equal Experts dhe Salesforce.

Google renditet në vend të parë edhe në Singapor duke lënë pas tij Facebook në vend të dytë, Shell (3), Amazon (4) dhe Microsoft (5).

Në Brazil, SAP renditet në vend të parë, Thoughtwork në të dytin, ndërsa Google në të tretin. Punonjësit vlerësuan si Best Places to Work 2020, në Gjermani, Porsche (4,5 pikë), ndjekur nga Infineon Technologies (4,5), Robert Bosch (4,4), McKinsey & Company (4,4) dhe në vend të pestë, SAP (4,4).

Salesforce (4.4) u votua si kompania më e mirë për të punuar në Francë, ndjekur nga  Hermès (4.4), Murex (4,3), SAP (4,3) dhe Thales (4.3).

Presidenti i Glassdor, Christian Sutherland-Wond, tha: “Përveç vendosjes së kulturës dhe misionit në thelb të funksionimit të tyre, fituesit e këtij viti dallohen për promovimin e transparencës tek punonjësit, duke u ofruar mundësi rritje në karrierë dhe duke u bërë të ditur qëllimin e punës së tyre”.

Burimi: World Economic Forum & Glassdoor
https://www.glassdoor.com/Award/Best-Places-to-Work-LST_KQ0,19.htm

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of