Glassdor / 100 CEO-t më të mirë në botë (sipas punonjësve)

19/06/2019 5:05 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Shpesh suksesi vjen nga lart poshtë. Një CEO i mirë i jep zë kompanisë së tij dhe frymëzon punonjësit ta bëjnë punën sa më mirë.
Kjo është arsyeja se pse investitorët duhet të kërkojnë kompani, CEO-n e së cilës e do jo vetëm publiku, por edhe njerëzit të cilët punojnë për të.

Glassdor – një ndër faqet e punës dhe rekrutimit më të mëdha në botë – publikoi renditjen e përvitshme Employees’ Choice Awards, në lidhje me CEO-t më të mirë në botë për vitin 2019 në Amerikën e Veriut dhe në disa vende të Europës.

Në ndryshim nga çfarëdo lloj çmimi mbi vendin e punës, Glassdoor Employees’ Choice Awards mbështetet te kontributi i punonjësve që japin vullnetarisht një vlerësim anonim, duke plotësuar një pyetësor mbi CEO-n e kompanisë, punën e tyre, mjedisin e punës dhe punëdhënësit në vitin e fundit. Këto renditje nuk kanë të bëjnë me perceptimin publik. Ato klasifikojnë CEO-t e kompanive me të paktën 1000 punonjës.

Ajo që bie në sy është diferenca e vogël mes CEO-ve në krye të renditjes. Drejtuesit në vendet e para të klasifikimit kanë marrë 99% të miratimit nga ana e punonjësve të tyre (CEO, i renditur në vendin e 20, ka marrë 96% të miratimit). Sot, punëkërkuesit janë në kërkim të një lideri që të ndajë vlerat e tyre dhe t’u krijojë mundësinë që të japin më të mirën e vetes në punë ” – tha Christian Sutherland-Wong, COO i Glassdoor në një deklaratë për shtyp.

“Gjithnjë e më shumë, CEO-t e kompanive po marrin vendime për të krijuar kulturën e kompanisë, që të ndihmojnë në rekrutimin dhe mbajtjen e punonjësve të aftë, gjë që ka lidhje të drejtpërdrejtë me suksesin e kompanisë.

Çfarë do të thotë kjo për punëkërkuesit

Ndërkohë që një CEO nuk e garanton dot një mjedis pune të këndshëm, kjo, nga ana tjetër, është një shenjë e mirë. Kur kërkoni një punë, tregohuni të zgjuar që të kërkoni informacione për drejtuesin e saj. Nëse është dikush në këtë renditje, kjo është një pikë e fortë që ju ta pranoni pozicionin e punës.

Renditja e plotë Glassdoor Employees’ Choice Awards
https://www.glassdoor.com/Award/Top-CEOs-LST_KQ0,8.htm

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of