Goditja e ekonomisë nga COVID-19 ul volumet e transportit të mallrave nga ajri, deti e hekurudha

29/06/2020 11:28 AM 0 komente

Koronavirusi vuri në vështirësi ekonomitë globalisht duke ulur volumet e mallrave të transportuara nga njëri vend në tjetrin. Ndalimi i punës në disa sektorë ose nisja e punës vetëm me gjysmë kapaciteti ka bërë që volumet të jenë më të ulëta në eksporte në raport me një vit më parë. Të dhënat zyrtare të transportit nga Instituti i Statistikave tregojnë se volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Maj 2020 është 360 mijë tonë, duke u ulur 8,5 %, krahasuar me Maj 2019.

“Në pesëmujorin e parë të 2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 1,7 milionë tonë, duke u ulur me 8,7 %, krahasuar me pesëmujorin e parë të 2019. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në muajin Maj 2020 është 686 mijë tonë-kilometër, duke u ulur me 84,0 %, krahasuar me Maj 2019.

Në pesëmujorin e parë të 2020, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 10,1 milionë tonë-kilometër, duke u ulur me 36,0 %, krahasuar me pesëmujorin e parë të 2019.

Në muajin Maj 2020, volumi i mallrave të transportuara me ajër është 129,6 tonë mallra, duke u ulur me 37,1 %, në krahasim me Maj 2019. Në pesëmujorin e parë të 2020, me ajër janë transportuar 720,7 tonë mallra duke u ulur 24,7 %, krahasuar me pesëmujorin e parë të 2019” vlerëson INSTAT.

Sa i takon numrit të fluturimeve të të kryera, në Maj 2020 ai është 222, duke shënuar një rënie me 90,7 %, ndaj Maj 2019.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Maj 2020 është 5.862 pasagjerë. Krahasuar me Maj 2019, ky tregues është ulur 94,6 %. Në pesëmujorin e parë të 2020, kanë udhëtuar me linjë detare 134.842 pasagjerë, duke u ulur me 59,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në muajin Maj 2020, transporti ajror i pasagjerëve zë 54,3 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në pesëmujorin e parë të 2020 është 526.461 pasagjerë, duke u ulur me 52,2 %, krahasuar me pesëmujorin e parë të 2019” raporton INSTAT.

I njëjti publikim bën me dije se eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit Në Maj 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 66,2 mld lekë dhe 48,0 % e tyre u transportua me det. Në pesëmujorin e parë të vitit 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 321,4 mld lekë dhe 51,0 % e tyre u transportua me det.

Eksportet e mallrave

“Në Maj 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 49,8 %, me rrugë 48,9 % dhe me ajër 0,3 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur me 9,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në pesëmujorin e parë të 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 57,1 %, me rrugë 40,8 % dhe me ajër 0,4 %. Në pesëmujorin e parë të vitit 2020, mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur 16,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019”

Importet e mallrave

“Në Maj 2020, mallrat e importuara me det zënë 47,1 %, me rrugë 47,3 % dhe me ajër 3,3 %. Mallrat e importuara me rrugë, në Maj 2020 janë ulur me 16,4 %, krahasuar me Maj 2019. Në pesëmujorin e parë të 2020, mallrat e importuara me det zënë 48,2 %, me rrugë 45,3 % dhe me ajër 3,0 %. Në pesëmujorin e parë të 2020, mallrat e importuara me rrugë janë ulur me 11,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019” thuhet në statistikat e transportit të INSTAT.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of