Google bëhet poliglot, përkthyes në 88 gjuhë

13/07/2019 1:46 PM 0 komente

Në funksion të pushimeve verore, Google e bën më të fuqishëm përkthyesin e tij, i integruar në fotokamerë dhe i pajisur me Inteligjencë Artificiale, i cili ju jep mundësi të lexoni në gjuhën tuaj shenja, tabela rrugore dhe menu kur ndodheni jashtë vendit.

Kompania “Big G” ka aktivizuar funksionin në 60 gjuhë të tjera, nga arabishtja te gjuha hindu, nga gjuha tajlandeze tek ajo vietnameze, duke e rritur numrin total të gjuhëve në 88.

Nëse jeni në Indi apo në Emiratet e Bashkuara, mjafton të inkuadroni atë që ju intereson me fotokamerën e smartphone, për ta parë të përkthyer në gjuhën tuaj. Një tjetër risi e Google Translate është që përkthimi, i cili deri më tani ishte vetëm në anglisht, tani ofrohet në më shumë se 100 gjuhë. Ju mund të përzgjidhni të përktheni, për shembull, nga arabishtja në frëngjisht apo nga gjuha japoneze në kineze dhe natyrisht në çdo gjuhë tjetër.

Përdoruesi nuk ka nevojë të njohë gjuhën para së cilës ndodhet, pasi këtë do ta bëjë aplikacioni.

“Në udhëtimet jashtë shtetit, veçanërisht në vende ku fliten gjuhë të ndryshme, mund të jetë e ndërlikuar për njerëzit të kuptojnë gjuhën. Në versionin e ri të aplikacionit mund të zgjidhni ‘Detect language’ dhe përkthyesi Google do të kuptojë se për cilën gjuhë bëhet fjalë dhe do ta përkthejë automatikisht” – shpjegon Google në blogun e tij.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of