Google njoftoi sot se ka vënë në dispozicion instrumente të reja për eliminimin automatik të të dhënave.
Kjo lexohet në një njoftim të publikuar sot nga Google, në të cilin shkruhet se do të fshijë kronologjinë e vendndodhjes dhe të dhënave që lidhen me aktivitetet në web dhe aplikacione, pas 3 ose 18 muajve (në varësi të zgjedhjes së përdoruesit).
Të gjitha të dhënat e vjetra do të fshihen automatikisht nga account-i juaj në mënyrë të vazhdueshme. Po flasim për privatësinë dhe gjeolokalizatorin. Me këtë risi, Google u largohet problemeve. Disa muaj më parë, gjiganti i teknologjisë u akuzua se vazhdonte të arkivonte të dhënat e përdoruesve pa pëlqimin e tyre. Disa me siguri e mbajnë mend studimin e kryer nga Universiteti i Princeton, i cili u ndoq nga një sërë ankesash në disa vende europiane.
Çfarë ndryshon
Deri më sot, për të fshirë këto të dhëna duhet të hynit në account-in tuaj dhe të gjenit opsionin e duhur për të ripërcaktuar të dhënat në zotërim të Google. Me fjalë të tjera, nëse ju dëshironit që të “zhdukeshit” mund ta bënit këtë gjë manualisht duke hyrë në account-in e Google dhe të çaktivizonit “Kronologjinë e vendndodhjes” dhe “Web & App Activity”.
Ndërsa tani do të aktivizohet një instrument që i jep mundësinë përdoruesit të vendosë për fshirjen automatike të të dhënave në baza periodike. Google nuk e përjashton mundësinë që fshirja automatike e të dhënave mund të shtrihet edhe në lloje të tjera informacionesh të mbledhura.
Burimi: Il Sole 24 Ore