Më shumë shpirt se trup. Google fokusohet tek Inteligjenca Artificiale dhe jo tek paraqitja, që e përkthyer në fushën e smartphone-ve do të thotë computer vision.
Telefoni i ri i familjes Pixel, i prezantuar sot në Londër, synon të dallojë nga konkurrentët si Samsung, Huawei dhe Apple, duke integruar gjithnjë e më shumë algoritme dhe machine learning në përpunimin e imazheve.
Dy modelet që u prezantuan sot janë Pixel 3 dhe Pixel 3 XL me çmime që nisin nga 899 dhe 999 euro (versioni me memorie të brendshme 128 GB, nga 1099 euro).
Karakteristikat e Pixel 3 dhe Pixel 3 XL
Pixel 3 XL karakterizohet nga një dizajn me korniza më të reduktuara dhe notch. Ka ekran P-OLED (Plastic OLED), 6,3 inç me rezolucion 1.080 x 2.280 pixel, i mbrojtur nga një Gorilla Glass 5 (xham veçanërisht rezistent).
Me ekranin 6,3 inç, Pixel 3 XL hyn në konkurrencë të drejtpërdrejtë me telefona të tjerë si iPhone XS Max, Galaxy Note 9 dhe me siguri, me të shumëpriturin Mate Pro të Huawei (që do të prezantohet javën e ardhshme).
Pixel 3 XL ka dimensione bujare, por nëse jeni në kërkim të një smartphone veçanërisht të menaxhueshëm në duar, shikoni Pixel 3. Ekrani është 5,5 inç, me rezolucion 1.080 x 2.280 pixel i realizuar me teknologjinë AMOLED. E pranishme është edhe mbrojtja nga Gorilla Glass 5. Te modeli Pixel 3 mungon notch.
Rivalë të modelit Pixel 3, me ekran 5,5 inç janë iPhone XS e Huawei P20. Po flasim për një smartphone më të vogël se versioni XL. Në këtë model, bateria është më e vogël 2.915 mAh. Te Pixel 3 XL, bateria është 3.340 mAh.
Të dy “krijesat” e reja të Google kanë procesor Snapdragon 845 të Qualcomm, 4 GB RAM dhe 64 / 128 Gigabyte memorie të brendshme (e cila nuk zgjerohet).
Mungon jack 3,5 mm për kufjet (mund të vendosen te porta që përdoret për karikim). Modelet zotërojnë certifikimin IP67, rezistentë ndaj lëngjeve dhe pluhurit, dhe sensorin biometrik (gjurmët dixhitale) për zhbllokimin e smartphone (në pjesën e sipërme).
Në pjesën e pasme ndodhet vetëm një kamerë 12.2 Megapiksel
Gjatë prezantimit u fol edhe për “super selfie”, për këtë, telefonat e rinj kanë në pjesën e përparme 2 fotokamera 8 Megapiksel. Sistemi operativ është Android 9.0 Pie.
Në një postim, Google e quajti Pixel 3 “pajisjen më ndihmuese në jetën tuaj” duke e vënë theksin te Asistenti Inteligjent që mund të përgjigjet ndërkohë që telefoni juaj është në karikim apo ndërkohë që telefoni juaj po bie e ju nuk doni ta humbisni një fotografi.
Pixel 3 dhe Pixel 3 XL vijnë në tre ngjyra, secili me emra të pazakontë: Just Black, Clearly White dhe Not Pink.