Google publikon klasifikimin “Year in Search” për vitin 2020

10/12/2020 4:19 PM 0 komente

Google publikoi raportin vjetor të kërkimeve më të shumta për 2020, “Year In Search 2020” duke zbuluar fjalët kyç më të kërkuara në kategori të ndryshme

 

Klasifikimi i përvitshëm i Google për termat kryesorë të kërkimit tregon atë çfarë gjithë bota i është drejtuar motorit të kërkimit gjatë një ndër viteve më të rëndësishme të historisë së tij.

“2020 ka qenë viti kur kemi pyetur ‘pse’” – shkruan Google në fillim të raportit të tij.
Njerëzit kanë pyetur “pse” më shumë se kurrë, pasi kanë kërkuar në Google përgjigje për të gjitha llojet e pyetjeve.

Përdoruesit kanë thyer rekordin për numrin e herëve në një vit kur është kërkuar “çfarë dite është?”. Edhe kërkimet për receta arritën një rekord të lartë. Mbi të gjitha, koronavirusi është tema kryesore në mendjen e të gjithëve. Shumë prej kërkimeve kryesore pasqyrojnë mënyrën se si njerëzit po përshtaten me rregullat e reja të jetës së përditshme.

Raporti i Google analizon temat tendencë nëpërmjet kërkimit, lajmet, njerëzit, mënyrat e të vepruarit, aktivitetet virtuale e shumë e shumë të tjera. Të dhënat janë për 70 vende në botë.

 

Kategoria

KËRKIMET

Koronavirus
Rezultatet e zgjedhjeve
Kobe Bryant
Zoom
IPL
Indi vs Zelandë e Re
Përditësime koronavirus
Simptomat e koronavirusit
Joe Biden
Google Classroom

LAJME

Koronavirus
Rezultatet e zgjedhjeve
Iran
Bejrut
Hantavirus

AKTORË

Tom Hanks
Joaquin Phoenix
Amitabh Bachchan
Ricky Gervais
Jada Pinkett Smith

ATLETË

Ryan Newman
Michael Jordan
Tyson Fury
Tom Brady
Mike Tyson

KONCERTE

Together At Home concert
Fire Fight Australia concert
Garth Brooks drive in concert
Travis Scott Fortnite concert
BTS online concert

LOJËRA

Among Us
Fall Guys: Ultimate Knockout
Valorant
Genshin Impact
The Last of Us 2

VDEKJE NJERËZISH TË FAMSHËM

Kobe Bryant
Naya Rivera
Chadwick Boseman
Sushant Singh Rajput
George Floyd

MUZIKË

WAP
Savage Love
GOOBA
Skechers
Dynamite

FILMA

Parasite
1917
Black Panther
365 Dni
Contagion

NJERËZ

Joe Biden
Kim Jong Un
Boris Johnson
Kamala Harris
Tom Hanks

RECETA

Kafe Dalgona
Ekmek
Bukë Sourdough
Pica
Lahmacun

PROGRAME TELEVIZIVE

Tiger King
Big Brother Brasil
Money Heist
Cobra Kai
The Umbrella Academy

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of