Kandidati i lidershipit të Partisë Konservatore Michael Gove është zotuar të ofrojë shtetësi britanike për 3 milionë shtetasit e Bashkimit Evropian që aktualisht jetojnë në Britani, nëse ai bëhet kryeministër.
Është një përpjekje e Sekretarit të Mjedisit që të pozicionohet si një figurë qendrore në garë për të pasuar Theresa May, e cila javën e kaluar njoftoi se do të japë dorëheqjen si udhëheqëse konservator muajin e ardhshëm.
Statusi i shtetasve të BE që jetojnë në Britani, pas Brexit ka qenë një çështje e diskutueshme gjatë negociatave, me të cilat mund të ngurrojnë të angazhohen pa garanci reciproke nga BE-ja për qytetarët britanikë që jetojnë atje. Gove është duke u zotuar të heqë taksat prej më shumë se 1.200 paund (1.500 dollarë) për qytetarët e BE që duan të marrin nënshtetësinë britanike. Ai gjithashtu do të propozojë heqjen e disa pengesave burokratike.
“Michael Gove është gati të bashkojë vendin”, tha një zëdhënës i fushatës. “Garantimi i të drejtave të shtetasve të BE këtu në Britani përmes një skeme deklaruese dhe ofrimi i një oferte bujare të shtetësisë për ata që ligjërisht janë këtu në kohën e referendumit, është hapi i parë në atë drejtim”.
Gove ishte një figurë udhëheqëse në fushatën e vitit 2016 për të nxjerrë Britaninë jashtë BE-së, e cila u përqendrua në nivelet e emigracionit. Ai argumentoi gjatë kësaj fushate se shërbimi shëndetësor i Britanisë rrezikoi të mbytej nga emigrantët e BE.
/ Bloomberg News