Wall Street Journal ka sjellë një analizë se si kanë votuar britanikët në bazë të grupmoshës, llojit të punësimit, gjinisë, rajoneve dhe bindjeve politike, bazuar në sondazhet e zhvilluara para referendumit.
Të ndarë sipas moshave, ishin të rinjtë ata që kërkonin të qëndronin në BE dhe të moshuarit që tentonin të linin BE.
Punëtorët ishin në favor të largimit nga BE, ndërsa menaxherët ishin për të qëndruar në unionin e 28 shteteve.
Burrat ishin më shumë në favor të qëndrimit, ndërsa gratë thanë se nuk kishin vendosur se në çfarë mënyre do të votonin.
Përsa i përket diferencave rajonale, mbështetësit e qëndrimit ishin veçanërisht të lartë në Londër dhe Skoci, në krahasim me pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.
Ata që votuan partinë konservative qeverisëse në zgjedhjet e përgjithshme të 2015-s ishin më të prirur për të votuar largimin dhe e kundërta ishte e vërtetë për ata që votuan për partinë opozitare, Partinë e Laburistëve. Mbështetësit e Partisë së pavarur ishin dukshëm në favour të largimit.
Votuesit ishin të frikësuar për efektet në ekonomi. Pjesa më e madhe e njerëzve mendonin se largimi i Britanisë nga BE do të sillte më shumë dëme për ekonominë britanike, sesa përfitime.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.