Qyteti spanjoll i Granadës u bë pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore në vitin 1984, për kulturën e njohur me termin “moorish” (që i referohet banorëve të parë myslimanë të Maghrebit në Gadishullin Iberik).
Banorët vendas nuk po tregohen aspak miqësorë ndaj turistëve, duke shkruar në mure të ndryshme të pikave më të rëndësishme turistike të zonës, shprehje kundër tyre si “Largohuni” dhe “Granada nuk është një kartolinë, por një qytet ku jetohet”.
Turistët, nga ana e tyre, shprehen se banorët vendas nuk duhet të sillen në këtë mënyrë.
Sipas mediave lokale, rreth 27,000 turistë e vizitojnë këtë qytet çdo ditë dhe prandaj kjo gjë është kthyer në shqetësimin kryesor të vendasve, të cilët shprehen se si pasojë e mbipopullimit nga turizmi, janë rritur edhe kostot.
Policia dyshon se një lëvizje e organizuar fshihet pas grafiteve kundër turizmit. Megjithatë nuk është bërë asnjë arrestim, por gjithsesi hetimi është në proces e sipër.