Turizmi profesional po bën thirrje për kthim të menjëhershëm të normës së taksava në nivel të konkurueshëm.
Andreas Andreadis, kreu i Shoqatës së Sipërmarrëse të Turizmit Helen, tha se ishte mënyra e vetme që sektori i turizmit të rrisë të ardhurat e shtetit.
Ai dikutoi se rritja e normës së tatimit të vlerës së shtuar nga 23 në 24 përqind, heqja e kreditimit të TVSh-së për ishujt e Egjeut, si dhe taksat e reja dhe tatimet e vendosura po shkaktojnë një dëm të vazhdueshëm të konkurueshmërisë së produkteve tona turistike.
Për vitin 2016 ITEP parashikon qënumri i turistëve të huaj të llogaritet deri në 27 milionë. Rritja nuk do të jetë e barabartë për destinacionet greke, duke qenë se disa zona vuajnë ndikimin e krizës së refugjatëve. Ishujt që ndodhen në pjesën veriore të Egjeut do të ndjejnë rënie më të madhe të numrit të turistëve. Studimi tregon se kriza e refugjatëve do të sjellë ndikim në numrat e industrisë së turizmit.
Gjashtë vjet përpara fillimit të krizës në Greqi të ardhurat nga hotelet llogariteshin në rreth 3.16 miliardë euro.
Vetëm 14% e hoteleve në Greqi do të kenë çmime për fjetje më shumë se 100 euro për person në gusht dhe vetëm 5% e tyre në maj-qershor. Kjo është bërë e ditur nga një studim i institutit grek “Tourism Research and Forecasts” (ITEP) që ka matur ndikimin e krizës në këtë sektor.
Rreth 35.5% e hoteleve gjatë muajit maj-qershor do të ofrojnë çmime nën 40 euro për person, ndërsa për akomodimet në gusht kjo shifër do të të rritet me rreth 14.5%.