Bilanci i llogarisë rrjedhëse të Greqisë ka kaluar në deficit në maj nga një tepricë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tha Banka e Greqisë sot.
Të dhënat e bankës qendrore treguan për një deficit prej 0.914 miliardë euro nga një suficiti prej 0.27 miliardë eurosh në maj të vitit 2019.
Deficiti u frenua nga një rënie më e madhe e importeve në krahasim me eksportet, tha banka qendrore.
Të ardhurat nga turizmi ranë në 13 milionë euro nga 1.566 miliardë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, pasi sektori është goditur nga masat kufizuese të marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Në vitin 2018, llogaria rrjedhëse e Greqisë tregoi një deficit prej 5.3 miliardë euro, duke u rritur 2.1 miliardë nga viti në vit. Ndërsa vitin e kaluar llogaria rrjedhëse shënoi një deficit prej 2.6 miliardë euro./Reuters