Aeroportet greke kanë pritur 9.3% më tepër pasagjerë në numër dhe rreth 0.9% rritje të fluturimeve, në 8 muajt e vitit, sipas Autoritetit Civil të Aviacionit.
Në të dhënat që bëhen publike, 3.42 milionë udhëtarë kanë përdorur aeroportet deri në fund të gushtit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i përgjithshëm i fluturimeve arriti në 333.119 (nga të cilat 131.545 ishin vendas dhe 201.574 ndërkombëtar), duke u rritur me 3.062 nga një vit më parë.
Tre muajt e verës (qershor-gusht) shënuan rritje prej 9.7 për qind të udhëtarëve në 25.7 milionë, kundrejt 23.4 milionë në verën e vitit 2016.