Kushtet në sektorin e ndërtimit dhe të shitjeve të pasurive të paluajtshme vazhdojnë të mbeten të zymta, me një shifër modeste prej 2.751 shtëpi të reja të ndërtuara në të gjithë Greqinë në katër muajt e parë të vitit, me rreth 5% më ulët se shifrat e të njëjtës periudhë një vit më parë, sipas agjencisë statistikore ELSTAT.
Vitin e shkuar, ndërtimet ranë për shkak të zgjedhjeve vendore dhe pasigurisë së negociatave të qeverisë me huadhënësit e vendit. Gjithsesi shpresohej se stabilizimi i klimës politike këtë vit do të kishte përmirësuar panoramën në sektorin e ndërtimit.
Duke reflektuar mungesën e interesit në këtë sektor, indeksi i përgjithshëm i materialeve për ndërtim ra me 1.8% në korrik, krahasuar kjo me të njëjtin muaj një vit më parë, që pati regjistruar një rënie me 1.7% krahasuar me korrikun e 2014. Në termat e volumit, ndërtimet private në 5 muajt e fundit ishte poshtë 21.2%, nga një rritje me 15.7% të një viti më parë. Lejet e reja të ndërtimit ranë me 16.3% për periudhën 5 mujore, pas një rritje me 2.4% një vit më herët.
Eurobanka kohët e fundit ka raportuar një rënie prej 40 miliardë euro në investimet në kapitalin e paluajtshëm për periudhën 2007-2015, ose 66.1%. rënia është ndjerë kryesisht në tregun e apartamenteve, që humbi rreth 23.8 miliardë euro, ndjekur nga makineritë dhe pajisjet 12.1 miliardë euro. /ekathimerini.com/