Kompanitë me më shumë se 20 punonjës në Greqi kanë të drejtë që stafi i tyre të kryejë teste të shpejta falas për koronavirusin deri në dy herë në muaj.
Aplikimet mund të dorëzohen në platformën online ergasia.testing.gov.gr të Ministrisë së Punës. Ky program po zbatohet nga ministritë e Punës dhe Qeverisjes Dixhitale, në bashkëpunim me Organizatën Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY).
Qëllimi është të rritet frekuenca e testeve në kompani, ku prezenca e lartë e punonjësve do të thotë që njerëzit janë në kontakt më të ngushtë, duke rritur kështu rrezikun e infektimit.
Kjo masë, iu shtohet masave të tjera që zbatojnë, d.m.th., puna nga shtëpia (kur është i zbatueshëm), lejet për qëllime speciale dhe kontrollet e rritura nga Skuadra e Inspektimit të Punës në kompani në lidhje me respektimin e protokolleve shëndetësore kundër Covid-19.
Që punëtorët të marrin pjesë në programin e testimit falas, ata duhet të plotësojnë formularin për atë qëllim në adresën e internetit, përfshirë numrin e tyre të regjistrimit të taksave (AFM). Kjo e fundit iu jep mundësinë autoriteteve që të verifikojnë nëse në kompaninë aplikuese punojnë vërtet më shumë se 20 persona./Ekathimerini