Qeveria greke paraqiti në parlament të martën legjislacionin e kërkuar nga huadhënësit e saj ndërkombëtare për të filluar bisedimet mbi paketën e shpëtimit prej miliarda eurosh.
Kryeministri Aleksis Tsipras ka afat deri të mërkurën në mbrëmje ti miratojë ato masa në kuvend. Seti i parë i reformave shkaktoi rebelim në partinë e tij javën e kaluar dhe u aprovua vetëm falë votave nga partitë opozitare pro-BEs.
Projekt-ligji i dytë, edhe pse më pak ‘përçarës’, do të vazhdojë të jetë një test ndaj shumicës së tij të dobësuar.
Ai përfshin në ligjin grek rregullav të reja të Bashkimit në mbështetje të bankave të dështuara, shpallur pas krizës financiare të vitit 2008 dhe me qëllim për të mbrojtur tatimpaguesit nga rreziku se duhet të shpëtojnë huadhënësut problematik.
E ashtuquajtura rimëkëmbja bankare dhe direktiva e rezolutës (BRRD) imponon humbje për aksionerët dhe kreditorët e huadhënësve problematikë, në një proces të njohur si ‘shpëtim nga brenda’, përpara se paratë e çdo taksapaguesi të mund të përdoren për shpëtimin e bankës.
Komisioni Evropian në fund të majit i dha Italisë, Francës dhe nëntë vendeve të tjera të BE-së 2 muaj afat për të miratuar rregullat, të cilat presupozoheshin të aplikoheshin nga fundi I vitit 2014, ose do të përballeshin me ligjin.
Projekt-ligji i pakteës së shpëtimit përfshin gjithashtu miratimin e rregullave të reja për sistemin e drejtësisë civile të vendit, që synon përshpejtimin e proceseve të gjata gjyqësore dhe uljen e kostove.
Së bashku me partnerët e tij të koalicionit të pasrtisë së krahut të djathtë Independent Greeks, Tsipras zotëron 162 vende në parlamentin prej 300-vendesh. Por kryengritja e javës së kaluar ‘tkurri’ mbështetjen e tij në vetëm 123 vota, që do të thotë se ai ka të ngjarë të ketë sërish nevojë për votat e opozitës.
Greqia hënën rihapi bankat e saj dhe pagoi miliarda euro borxh ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Evropiane duke shfaqur kështu shenjat e para të kthimit në normalitet pas arritjes së marrëveshjes para-per-reforma me vendet e tjera të zonës euro javën e kaluar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.