Qeveria Greke ka vendosur të shtrëngojë masat kufizuese kundër pandemisë së koronavirusit për javën e ardhshme në mënyrë që të mbajë virusin në nivele të ulëta dhe që shkollat të jenë në gjendje të hapen në mënyrë të sigurt në 11 Janar.
Të gjitha aktivitetet dhe shërbimet që u lejuan gradualisht në Greqi para pushimeve do të pezullohen nga ora 6 e mëngjesit të së dielës, 3 Janar, deri në 06:00 të hënën, 11 Janar.
Më konkretisht, deri më 11 janar:
– Qendrat tregëtare, libraritë, parukerite, sallonet e bukurisë dhe shërbimet e inspektimit të automjeteve do të pezullohen.
– Të gjitha aktivitetet e gjuetisë dhe peshkimit do të ndalohen.
– Lëvizja do të ndalohet nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit në të gjithë Greqinë. Lëvizja gjatë orës policore do të lejohet vetëm për punë, arsye shëndetësore dhe për të shëtitur një kafshë shtëpiake (duke dërguar një SMS në shërbimin e telefonit celular me pesë shifra 13033). Për lëvizjet jashtë orëve të ndalimit, qytetarët duhet të dërgojnë një SMS në 13033.
– Kishat do të qëndrojnë të mbyllura dhe nuk do të ketë ceremoni publike në natyrë (bekimi i ujërave) në ditën e Epifanisë (6 Janar). Pas 11 janarit, adhuruesit do të lejohen të shkojnë në kishë për shërbimet e së Dielës (sipas rregullave që ishin në fuqi gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri).
Sipas Petsas, rastet e reja të koronavirusit në Greqi janë në nivele të larta dhe presioni mbi sistemin shëndetësor të vendit vazhdon.
“Spitalet tona vazhdojnë të trajtojnë një numër të madh të pacientëve. Fatkeqësisht, rreth 2,500 bashkëqytetarë tanë i kaluan Krishtlindjet në shtretërit e Covid, ndërsa më shumë se 400 janë ende në njësitë e kujdesit intensiv … Nga nesër, pra, dhe për një javë, ne duhet të bëjmë një përpjekje tjetër,” tha ai.
Në fund të javës së dytë të janarit, situata epidemiologjike në vend do të vlerësohet dhe njoftimet e reja do të bëhen për sektorët e tjerë të veprimtarisë sociale dhe ekonomike të Greqisë.
Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 139,447 të infektuar. 4.881 persona kanë humbur jetën nga virusi në Greqi.