Greqia ka konfirmuara personin e dhjetë të prekur nga koronavirusi, raportuan autoritetet shëndetësore.
Frika nga përhapja e mëtejshme ka bërë që edhe shteti fqinjë të urdhëroi mbylljen e shkollave dhe ndalimin e tubimeve publike në tre rrethe në perëndim të vendit këtë të enjte.
Rasti i dhjetë, ishte një grua e cila ishte kthyer në Greqi me avion pasi kishte vizituar Izraelin. Ajo është vendosur në izolim në spitalin e Patrës. Në këtë qytet dhe gjithë rajoni i Akaciës janë vendosur masat e para të ashpra nga koronavirusi. Përveç shkollave, janë mbyllur edhe institucionet e tjera publike, si kinematë, teatrot, hapësirat sportive e arkeologjike. Këto masa do të zbatohet për 48 orë, më pas autoritetet do të marrin një tjetër masë duke vlerësuar situatën.
Masa të ngjashme janë marrë edhe në ishullin e Zakynthos, ndërsa qytetarët janë këshilluar të ndjekin gjithë udhëzimet e autoriteteve shëndetësore për masat parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit./Reuters
Lexo edhe këtë: Italia mbyll gjithë shkollat deri në mes të marsit, punë nga shtëpia për administratën