Përhapja e Koronavirusit nuk ka të ndalur. Edhe shteti fqinjë, Greqia, konfirmoi rastin e parë me këtë virus. Sipas Ministrisë greke të Shëndetësisë. Një grua 38-vjeçare në Selanik e cila kishte udhëtuar së fundmi në Itali, rezultoi pozitive nga virusi.
Një mësues 60-vjeçar në Francë humbi jetën nga koronavirusi. Ndërsa më herët, një turist 80-vjeçar kinez vdiq në Paris.
Ndërkohë, një pacient i COVID-19 është në gjendje kritike në Gjermani dhe autoritetet në Austri vendosën një kompleks apartamentesh në qytetin jugor të Bad Kleinkirchheim nën karantinë pasi një grua 56-vjeçare nga veriu i Italisë vdiq brenda natës.
Vende të tjera europiane, si Zvicra, Austria, Kroacia dhe Spanja konfirmuan rastet e para të martën.
Europa i mban kufijtë hapur ndërsa virusi përhapet në disa vende anëtare, situata aktuale në botë