Nisi kthesa e rëndësishme e përplasjeve mes Brukselit dhe Greqisë, në tentative prej muajsh tashmë për arritjen e një marrëveshjeve mes palëve, në mënyrë të tillë që shteti Helen të marrë ndihmën e bllokuar nga kreditorët.
Athina Zyrtare ka vendosur në tavolinë propozime të reja tashmë, të cilat sicc duken, shkruan e përditshmja italiane Il Sole, arritën që “të ndërronin” disi mendjen e kreditorëve dhe frymën. Një tjetër mbledhje pritet të mbahet nesër, e grupit të liderëve të eurozonës, me shpresën se do të jetë mbledhja përfundimtare dhe efikase, por që kreditorët evropianë kanë deklaruar për mediat se dy takimet vendimtare do të jenë ato të së enjtes dhe të premtes.
“ Bëhet fjalë vetëm për një samit konsultativ, nuk do të jetë puna kryesore vendosja përfundimtare e marrëveshjes”- ka deklaruar kancelarja gjemane Merkel, mbrëmjen e djeshme. Gjatë konferencës për shtyp para mediave dje, ka dhënë edhe një mesazh për Athinën: “ Është e qartë se qëndrueshmëria financiare e borxhit grek bën pjesë te negociatat tona”, një referim ky, që mediat e kanë bashkangjitur me nevojën për zbutjen e borxhit grek.
“ Ka akoma shumë, shumë punë për të bërë me Greqinë”- ka theksuar nga ana tjetër, përfaqësuesja e FMN-së, Christine Lagarde, në përfundim të samitit të djeshëm.
Takimi final do të jetë me shumë mundësi vendimtari nga krerët e financave evropiane, i lënë tashmë për të enjten dhe të premten, që do kërkojë të vendosë “vulën” finale.
Juncker ka deklaruar jo më larg se dje se propozimet greke, pavarësisht se arritën vonë, janë hapa të mëdhenj drejt drejtimit të duhur të Greqisë, duke shtuar edhe se “jam i sigurt se mbledhja e ditës së mërkurë do të jetë frytdhënënës për të shënuar pikat kryesore të takimit të së enjtes, ku do të diskutohet seriozisht, për të dhënë rezultat”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.