Greqia në izolim nga e hëna, gjobë 150 euro kush thyen rregullat

22/03/2020 6:55 PM 0 komente

Qeveria greke do të ndalojë qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorve duke filluar nga mëngjesi i së hënës, si një masë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi ndalimin e lëvizjeve publike nga ora 06:00 e mëngjesit të ditës së nesërme. Kush thyen rregullat e izolimit do të gjobitet me 150 euro.

“Masat e ashpëra dhe të shpejta janë të nevojshme. Koha nuk llogaritet më me ditë, por me orë”, tha Mitsotakis.

Ndalimi synon të ndalojë ata pak njerëz të papërgjegjshëm që rrezikojnë të tjerët, dhe se shteti është i detyruar të ndërhyjë kur ushtrimi i lirisë individuale tejkalon qëllimin e tij kushtetues dhe kërcënon shoqërinë, shtoi kryeministri.

“Të përjashtuar nga rregullat janë njerëzit që shkojnë drejt dhe nga puna; duke shkuar për të blerë ushqime ose ilaçe; vizita te mjeku ose personi që ka nevojë për kujdes; si dhe ata që nxjerrin kafshët e tyre për shëtitje. Të përjashtuar do të jenë edhe zyrtarët e shtetit, personeli i sigurimit dhe mjekësia, shërbimet shëndetësore, forcat e sigurisë dhe forcat e armatosura. Kontrollimi i qarkullimit do të bëhet nga Policia Greke, Policia Bashkiake, Autoriteti Portual dhe Autoriteti Kombëtar i Transparencës. Për shkelësit do të ngarkohet një tarifë prej 150 eurosh për çdo shkelje”.

Kushdo që qarkullon duhet të mbaj me vete një letërnjoftim policie ose një pasaportë në çdo kohë. Ata gjithashtu duhet të konfirmojnë qëllimin e tyre të lëvizjes përmes dokumentit të lëshuar nga punëdhënësi i tyre, ose deklaratë personale kur është i vetëpunësuar. Vërtetimi përkatës mund të merret në internet, me telefon ose me shkrim dore, shkruan Kathimerini.

Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën nga virusi 15 persona, ndërsa numëron 624 të prekur.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of