Yannis Stournaras, ministri i financave i Greqisë, i tha Financial Times të mërkurën, se ai pret që çështjet e mbetura rreth legjislacionit të tregut të punës dhe uljes së personelit të shërbimit civil do të zgjidhet javën e ardhshme kur do të rifillojnë bisedimet me trojkën e huadhënësve– përfaqësuesit e Komisionit Euroopian, bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Arritja e një marrëveshjeje javën e ardhshme do të mundësonte trojkën të bënte një raporty pozitiv progresi, duke hapur rrugën për Greqinë që të merrte nga mesi i nëntorit një disbursim të huasë prej 31.2 miliardë euro nga paketa aktuale shpëtuese, ka thënë z. Stournaras.
“Ne kemi rënë plotësisht dakord për pothuajse të gjitha çështjet . . . Ajo që mbetet është arritja e një kompromisi në reformat e punës dhe shërbimin civil, më pas të finalizojmë procedurat për të reformuar tregjet e produkteve dhe shërbimeve në mënyrë që të ulim çmimet,” tha ai.
Greqisë mund t’i jepet një shtyrje dy vjeçare afati deri në vitin 2016 që të plotësojë programin e ri të reformave fiskale dhe strukturore, një lëvizje që është perceptuar gjerësisht si e dobishme, pasi do të ndihmojë në rikthimin në rritje dhe do të lehtësojë vuajtjen sociale pas pesë viteve recesioni.