Norma vjetore e inflacionit të Greqisë të harmonizuar nga BE-ja u kthye negative në janar pas shqyrtimit të parë pozitiv muajin e kaluar që ndaloi 33 muaj radhazi të deflacionit, sikundër treguan të dhënat nga shërbimi i statistikave të vendit.
Shifra prej -0.1 për qind e janarit ishte nën pritshmëritë e tregut. Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin parashikuar një normë 0.3 për qind pas 0.4 për qind që shënoi në dhjetor. Të dhënat treguan se indeksi bazë i çmimeve të konsumit ra 0.7 për qind nga viti në vit në janar, me ritmin vjetor të deflacionit që u përshpejtua nga muaji i kaluar.
Çmimet e konsumit u udhëhoqën drejt niveleve më të ulët me veshjet dhe këpucët, mallrat e qëndrueshme dhe kostot e strehimit për shkak të rënies në kostot e naftës për ngrohje. Greqia ka qenë në deflacion për dy vite e gjysmë, teksa shkurtimet e pagave dhe pensioneve dhe një recesion i zgjatur ndikoi ndjeshëm të ardhurat familjare greke. Deflacioni në Greqi, e cila nënshkroi paketën e saj të parë të shpëtimit ndërkombëtar në vitin 2010, arriti nivelin më të lartë në nëntor 2013, kur çmimet e konsumit regjistruan një rënie vjetore prej 2.9 përqind. Inflacioni në 19 vendet që ndajnë euron u rrit në 0.4 perqind nga viti në vit në janar nga 0.2 përqind në dhjetor, bazuar në vlerësimet e Eurostat.