Banorët e komunitetit akuzojnë kompaninë e naftës Benkers Petroilum si përgjegjëse për dëmtimin gjatë ditëve të fundit të shtëpive të tyre. Kjo e fundit pretendon se shtëpitë janë dëmtuar nga tërmeti…
Drejtori Ekzekutiv i Agjencise Kombetare të Burimeve Natyrore Besjan Pesha zhvilloi sot një takim në Fier me banorët e Komunës së Zharrës dhe përfaqësues të Benkers Petrolium. Menjëherë pas situatës së krijuar, z.Pesha kërkoi të ulte në një tryezë palët e konfliktuara duke u munduar që banorët e zonës dhe përfaqësuesit e kompanisë së naftës të gjejnë frymën e dialogut në mënyrë që të mos ketë incidente të rënda. Pasi dëgjoi prentedimet e të dyja palëve, kreu I Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore deklaroi se do të ngrihet një grup pune me specialistë të fushës për të zbardhur fenomenin. Banorët e komunitetit akuzojnë kompaninë e naftës Benkers Petroilum si përgjegjëse për dëmtimin e shtëpive të tyre. Z.Pesha bëri me dije se në grupin e specialistëve të fushës do ketë përfaqësi edhe nga fshatrat e Komunës së Zharrës.”Ky është një fenomen i cili kërkon një shpjegim shkencor, Ky fenomen duhet studjuar me kujdes nga specialistë të pavarur të cilët do të jenë pjesë e grupit të punës së bashku me përfaqësuesit tuaj. Kompania pretendon se nuk është ajo shkaktare e këtyre lëkundjeve.
Nëse nga studimi i fenomenit shkaktar do të dalin operacionet hidrokarbure që kryen kompania, atëherë marrëveshja hidrokarbure dhe ligji janë shumë të qarta për përgjegjësitë që merr kompania. Në të kundërt organet përkatëse shtetërore në bazë të ligjeve përkatëse do të angazhohen për të marrë masat e nevojshme në favor të banorëve”, tha, z.Pesha duke I siguruar banorët se AKBN është në shërbim të qytetarëve dhe zbatimit me përpikmëri të ligjit. “Komunikimi jonë do të vazhdojë të jetë I hapur për këtë dhe cështje të tjera”, vijoi z.Pesha. Ndërsa banorët nga ana e tyre I premtuan z. Pesha se nuk do të ketë më protesta. Pas këtij takimi, kreu i AKBN-së z,.Besjan Pesha zhvilloi edhe një takim me nëndrejtorin e Policisë dhe njëkohësisht me kryetarin e komunës së Zharrës për t’u informuar rreth situatës së krijuar pranë ambienteve të punës, ku disa banorë derdhën një sasi nafte. Z.Pesha falenderoi nëndrejtorin e policisë për përballimin e situatës, duke I kërkuar këtij të fundit që protestuesit të mos penalizohen ndërsa për ngjarjen e rëndë të zbardhen të gjitha përgjegjësitë.
Top of Form
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.