Dy organizata të industrisë së teknologjisë kanë hedhur në gjyq shtetin e Floriës për rregullat e sapomiratuara për rrjetet sociale. NetChoice dhe CCIA – të cilat përfaqësojnë Amazon, Google, Intel, Samsung, Facebook dhe gjigantë të tjerë të teknologjisë – thonë se SB 7072 shkel të drejtat kushtetuese të kompanive private. Ata po i kërkojnë një gjykatë të parandalojë ligjin që të hyjë në fuqi, duke e quajtur atë një “sulm ndaj Amandamentit të parë”.
SB 7072, të cilin Guvernatori i Florida, Ron DeSantis, e firmosi në fillim të kësaj jave, kufizon mënyrën sesi aplikacionet dhe faqet e mëdha të internetit veprojnë në lidhje me përmbajtjen e gjeneruar nga përdoruesit. Ai i kufizon këto platforma teknologjike që të bllokojnë çdo kandidat politik në Florida ose “kompani mediatike”, duke e cilësuar një veprim të tillë si të paligjshëm, i cili lejon përdoruesit të padisin nëse besojnë se atyre iu kufizua e drejta për të publikuar pa iu arsyetuar aspak një vendim i tillë, dhe i grupon të gjitha këto kompani që shkelin ligjin në një kategori të veçantë dhe i ndalon ato të bëjnë biznes me ente publike në Florida.
NetChoice dhe CCIA thonë se SB 7072 bie ndesh me mbrojtjen kushtetuese dhe rregullat federale.
Kompanitë e paditura teknologjike, pretendojnë se ligjvënësit e Floridës dhe DeSantis në veçanti e përshtatën ligjin në mënyrë që të ndëshkojnë shërbime të caktuara me politikat e të cilave ata nuk ishin dakord, ndërsa përjashtuan kompani të tilla si Disney, Comcast NBCUniversal, si edhe shumë të tjera.