Guvernatori i BQK-së: Koronavirusi do të ndikojë në rënien e të ardhurave, investimeve e fuqisë blerëse

03/04/2020 5:03 PM 0 komente

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, deklaroi se vendi përveç shëndetësisë duhet të fokusohet edhe në pasojat që mund të sjellë në ekonomi përhapja e koronavirusit. Sipas Mehmetit, shkalla e madhe e mbylljes së bizneseve do të ndikojë në rënien e investimeve, konsumit dhe fuqisë blerëse. Mes tjerash, ai njoftoi se vendi do të ketë rënie edhe në të hyrat buxhetore.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti në një konferencë për media ka thënë se në kuadër të masave për parandalim të përhapjes së koronavirusit, Kosova po aplikon një shkallë të lartë të mbylljes duke lejuar funksionimin vetëm për ato biznese që ofrojnë shërbime dhe mallra të cilat janë të domosdoshme për qytetarët.

Mehmeti ka thënë se në këto kushte kur kërkesa për kredi bie dhe pasiguria për të ardhme rritet pritet që të ketë rënie të kreditimit nga institucionet financiare.

“Një kanal tjetër i rëndësishëm i goditjes nga kriza pandemike është edhe sektori i jashtëm. Kosova ka një varësi të lartë nga remitencat duke pranuar një shumë mbi 10% në raport me GJDP-në në baza vjetore .Kosova është e varur nga remitencave, kemi rënie të këtij burimi që ka rëndësi për ekonominë e vendit. Nga 4.5% kemi rënie në 3.6% të remitencave”, ka thënë Mehmeti, duke shtuar se me rënie  pritet të karakterizohen edhe eksportet tona dhe si dhe do të ketë edhe ulje të investimeve të huaja.

Guvernatori i BQK-së, ka shtuar se kategoria e cila pritet t’i bëjë ballë  kësaj situate janë shpenzimet publike, të cilat pritet të zbusë deri në një masë efektet negative për kanalet të cilat i përmenda më lartë.

“Kushtet nëpër të cilat po kalon ekonomia e vendit nuk do të lë pa e sfiduar edhe financat publike, duke ndikuar negativisht në uljen e të hyrave buxhetore përderisa nevoja për rritje të shpenzimeve dhe formë të tranasfereve të ndryshme do të ndikojë negativisht në investimet publike e kapitale që janë shumë të nevojshme”, shtoi Mehmeti.

Ai tha se me qëllim të zbutjes së pasojave të kësaj krize në ekonominë tonë, si BQK kemi marrë një sërë masash me qëllim që të sigurojnë një sistem financiar stabil.

“Kemi qenë në kontakt të vazhdueshme me Bankën Evropiane dhe Odat Ekonomike e Qeverinë sa i përket pasojave ekonomike nga kjo krizë”, ka thënë Mehmeti.

Mehmeti siguroj qe vendi nuk do të ketë problem me paratë e gatshme. Derisa u bëri thirrje qytetarëve që mos të bëjnë përdorimin e tyre, por të bëjnë pagesa përmes kartelave bankare.

“Do të sigurojmë një sistem efikas të pagesave përfshirë edhe komunat e izoluara. Kemi një buxhet të mirë me paratë të gatshme. Bankat kanë likuiditet të mjaftueshëm dhe nuk do të ketë problem me parat të gatshme.  Kemi bërë edhe dizenfektimin e tyre duke e ditur se ka transfer të shumëfishtë. Lus qytetarët që sa më pak të përdorin paratë e gatshme dhe të paguajnë përmes kartelave”, u shpreh Mehmeti.

Ai tutje shtoi se kësti i kredive do të shtyhet edhe për muajin prill, siç tha ai pas krizës këstet do të shpërndahen në proporcion përgjatë muajve.

“Për të gjithë qytetarët kësti i kredive do të shtyhet edhe për muajin prill, nëse vazhdon kjo situatë do të shtyhet edhe për muajt tjerë. Kësaj llogaritet, por do të ndahet në proporcion gjatë muajve në vijmë pas krizës. Gjatë kësaj periudhe nuk aplikohet për kredi. Bankat nuk do të rrisin tarifat në këtë kohe. Ekonomia në Kosovë do të ketë rënie nga -2 deri në minius -4%. Do të vazhdojmë të qëndrojmë nga afër për të kontribuar në shërbimet e ekonomisë”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of