Koha e cila shpenzohet drejt udhëtimit për në punë, për punëtorët të cilët nuk kanë një zyrë fikse duhet të konsiderohet kohë pune, ka vendosur Gjykata Evropiane e Drejtësisë.
Kjo kohë nuk është konsideruar si punë më parë nga shumë punëdhënës. Kjo do të thotë se firmat përfshirë dhe ato që kanë të punësuar si montues gazi, do t’i përshtaten rregullores së re të BE-së.
Punëdhënësve tashmë do t’u duhet të organizojnë orarin e punës për punëtorët në bazë të distancës së punës nga shtëpia.
Gjykata referon se vendimi i saj është marrë në lidhje me mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e punëtorëve, siç përcaktohet në direktivën e punës së Bashkimit Evropian.
Direktiva është e projektuar në mënyrë për të mbrojtur punëtorët nga shfrytëzimi i punëdhënësve.
Një nga qëllimet e direktivës është të sigurojë që asnjë punonjës në BE të mos jetë i detyruar të punojë më shumë se 48 orë në javë.