Hahn: BE gati të mbështesë nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë

22/02/2018 10:49 AM 0 komente

Bashkimi Europian do të rekomandojë nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë, duke zgjeruar ndikimin e bllokut në Ballkanin Perëndimor, sipas komisionerit për zgjerimin Johannes Hahn.
Komisioni Europian së shpejti do të rekomandojë, me shumë gjasa këtë verë, që vendet anëtare të fillojnë negociatat anëtarsimit të Shqipërisë dhe Ish Republikës Jugosllave të maqedonisë.” Tha Hahn në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt këtë të ejnte. Ne besojmë se të dy vendet kanë bërë reforma të rëndësishme, dhe janë kualifikuar për këtë hap.
Republika e Maqedonisë ka qenë kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2005 dhe kohët e fundit ka bërë një shtysë për të zgjidhur një mosmarrëveshje për emrin me Greqinë fqinjë që daton nga pavarësia e ish-rajonit të Jugosllavisë në vitin 1991. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të mërkurën se zgjidhja “kurrë nuk ka qenë aq afër sa është tani.”
Ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva tha këtë muaj se ajo shpresonte se vendimi për fillimin e bisedimeve të hyrjes të mund të merrej në një samit të BE në qershor.
Shqipëria, një kandidate e BE që nga viti 2014, “ka bërë shumë në luftën kundër krimit të organizuar”, tha Hahn.
Të dy vendet do të bashkohen me Malin e Zi dhe Serbinë, të cilat filluan bisedimet e pranimit në vitin 2012 dhe 2014 dhe mund të bëhesh anëtarë të BE që nga viti 2025. Bosnja Hercegovina ka aplikuar por nuk është njohur pranuar si një kandidat.
Në intervistën për Welt, Hahn tha gjithashtu se Komisioni i BE do të nxjerrë në pah “probleme të konsiderueshme” në zbatimin e ligjit në Turqi, në raportin që do të publikoheyt me këtë rast.
“BE dhe Turqia duhet të përqendrohen në zhvillimin e një partneriteti strategjik dhe jo në negociatat e pranimit në vitet e ardhshme,” tha ai.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of