Hamza, sistemi bankar i qëndrueshëm

24/01/2014 11:18 AM 0 komente

Pavarësisht të disa vështirësive të disa bankave gjatë vitit 2013, sistemi bankar në Kosovë vlerësohet i qëndrueshëm. Kështu ka deklaruar Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza në një konferencë për media. Sipas tij, një ndër zhvillimet më pozitive ka qenë edhe SËIFT kodi për Kosovën, rritja e sektorit të sigurimeve, ulja e normën e interesit të letrave me vlerë si dhe zhvillime të tjera. Guvernatori i BQK-së Bedri Hamza ka treguar se disa banka gjatë vitit të kaluar, kanë pas kapital nën limitin e kërkuar, por megjithatë, sipas tij, të gjitha i kanë plotësuar kushtet e kërkuara duke e arritur kapitalin prej 7 milionë eurove. Gjatë vitit 2013, ai tregoi se asetet e sektorit të sigurimeve kanë shënuar rritje.“Rritje ka pasur edhe sektori i sigurimeve, edhe në pjesën e aseteve, ku asetet e sektorit të sigurimeve në fund të vitit 2013 kanë arritur në 136.7 milionë krahasuar me vitin 2012 që ka qenë 131.4 milionë euro. Është rritur vlera e dëmeve të paguara dhe kjo është me rëndësi edhe për neve edhe për këtë sektor, por mbi të gjitha edhe për polisëmbajtësit që kjo rritje është për 25,7 për qind. Nëse e krahasojmë vitin 2012 me vitin 2013, pjesëmarrja e kompensimit të dëmeve në totalin e polisave të shitura është 48 për qind”, ka thënë ai.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of