Presidentja Atifete Jahjaga, priti në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, i cili e njoftoi për punën që institucioni i tij ka bërë gjatë një viti.
Hamza tha se sistemi bankar në Kosovë vazhdon të jetë i qëndrueshëm dhe theksoi angazhimin e institucionit që ai drejton në mbajtjen e këtij trendi pozitiv edhe gjatë këtij viti. Hamza e njofu Jahjagën për aktivitetet bankare në Kosovë, duke theksuar bashkëpunimin edhe me institucionet ndërkombëtare financiare.
Ai tha se do të vazhdohet me forcimin e profesionalizmit të BQK-së në shërbim të një sistemi bankar të qëndrueshëm dhe theksoi domosdoshmërinë e garantimit të klimës së mirë të afarizmit dhe rrjedhimisht edhe të sistemit bankar në vend. Presidentja Jahjaga e vlerësoi punën që po bën BQK dhe theksoi nevojën që ky institucion të vazhdojë angazhimin në mirëmbajtjen e stabilitetit financiar të Kosovës. Ajo tha se BQK duhet të vazhdojë të ndihmojë sistemin bankar në Kosovë duke forcuar kapacitetet e saj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.