Javën e kalaur u hap një prej hoteleve më të bukur në Macau të Kinës, ai që mban emrin “Morpheus” dhe që konsiderohet nga shumë si një prej “projekteve më befasuese” të realizuara deri më tani në Kinë.
Zhvilluesi i këtij projekti, tha se përpara se ai të niste atë, kishte filluar kërkimet që shumë kohë më parë dhe kishte përzgjedhur një prej arkitekteve më të famshme për të krijuar diçka unike, diçka që sipas tij të ishte impresionuese që në pamje të parë.
Prandaj ai zgjodhi Zaha Hadid firmën e së cilës e mbajnë edhe shumë vepra të tjera të mëdha në Kinë, të tilla si shtepia e operas Guangzhou dhe një qendër tregtare gjigande në Pekin. Arkitektja irakeno-britanike, Zaha Hadid, e cila ndërroi jetën në vitin 2016, është fituesja e parë grua që mori Çmimin e Arkitekturës Pritzker.
Macau është vendi i vetëm në Kinë ku lojërat e fatit janë të ligjshme, duke sjellë jo vetëm një frymë Las Vegasi, por mbi të gjitha të ardhura të shumta. Ky hotel-kazino i hapi dyert e tij gjatë javës së kaluar në Macau të Kinës, ku harqet dhe kthesat futuristike si edhe struktura prej çeliku e bëjnë atë një prej më të veçantëve, dhe prandaj edhe emri që atij i është vënë është ai i Zotit grek të Ëndrrave, Morfeut.
Ky projekt u zhvillua nga Melco International.
CEO-ja i kompanisë Melco International, Lawrence Ho, tha se kërkimet e tij për të gjetur arkitektin ideal, kishin filluar shumë kohë përpara se ai të fillonte projektin e tij në vitin 2013. Fatkeqësisht ky projekt përfundoi pas vdekjes së arkitektes që i dha atij jetë. Sipas Viviana Muscettola nga studioja e arkitektëve Zaha Hadid, ky projekt ka në qendër të tij dy shtylla gjigande të cilat lidhen me njëra-tjetrën me disa harkime abstrakte.
Në momentin që e përshkroi këtë projekt, Znj. Muscettola, iu referua atij si një “Kërcim drejt së panjohurës” dhe tha se nëpërmjet strukturës së jashtme të çelikut bëhet e mundur mbajtja në këmbë e kësaj godine, që në pjesën e brendshme ka hapësira boshe, duke minimizuar vendosjen e shtyllave vertikale në brendësi. Dhe një gjë të tillë nuk mund ta realizonte askush përveçse, Zaha Hadid.
Apartamente dupleks, ekstravagante edhe këto në llojin e tyre, të kompletuara me palestrën e tyre private dhe me dhomë me hidromasazh, janë të vendosur në pjesën e sipërme të këtij hoteli, të cilësura si “vilat VIP”.
Morpheus, hoteli-kazino është vendi i vetëm në Kinë ku lojërat e fatit janë të ligjshme, duke sjellë me vete jo vetëm frymën e Las Vegasit, por mbi të gjitha të ardhurat që grumbullohen atje.
Por autoritetet monetare të Macaut këtë muaj nxorrën një paralajmërim ndaj institucioneve financiare kundër përdorimit të paligjshëm të kartave të UnionPay ndërsa Kina vazhdon të shtypë flukset dalëse të kapitalit. Një prej sipërmarrësve më të fuqishëm, Stanley Ho Hung-sun, themeues i SJM Holdings, dhe pronar i nëntëmbëdhejtë kazinove në Macau, duke përfshirë edhe kazinonë gjigande Grand Lisboa, u largua nga perandoria e tij, duke ia kaluar të gjitha në pronësi të bijës.