Hapet panairi ‘Agrokos 2019’ në Kosovë

23/10/2019 11:45 AM 0 komente

Për të nëntëmbëdhjetën herë në Prishtinë, po mbahet panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit “Agrokos”. Me datën 23, 24 dhe 25 në sallën ”1 Tetori”, do të mbahet ky panair, ku do të marrin pjesë shumë kompani të agrobiznesit vendor, si dhe nga Mali i Zi, Bosnja e Heregovina dhe Austria.
Në këtë panair, konsumatori kosovar do të ketë mundësinë që të njohë e shijojë prodhimet bujqësore dhe blegtorale vendase.
Bekim Xhafa nga kompania CEO ka treguar se ky panair tashmë është bërë tradicional, duke shënuar edicionin e nëntëmbëdhjetë.
Ndërkohë, tregon se cilat janë të veçantat e edicionit të sivjetëm të këtij panairi.

“E veçanta është se kemi sjellur produkte të reja, kompani të reja nga vende të reja dhe mendoj që do të jetë një atraksion tre ditorë gjatë kësaj kohe. Gjithë qytetarët e këtij vendi, në veçanti bizneset që e kanë mundësinë të vijnë në “Agrokos”, sepse janë shumë kompani të huaja të cilat kanë ardhur për të gjetur partnerë në Kosovë, dhe janë shumë kompani vendore të cilët janë prodhues dhe nuk janë të shtrirë në tërë territorin e Kosovës, dhe kanë nevojë për partnerë në disa vende të Kosovës, por jo vetëm, janë kompani që kërkojnë tregje edhe në Shqipëri edhe në Maqedoni, dhe në Bosnje-Hercegovinë. Ne do të arrijmë që në panairin “Agrokos”, të krijojmë lidhje direkte mes këtyre dy palëve, sepse vërtetë kemi sjellur një numër jo të vogël të kompanive nga i tërë regjioni, të cilat do të jenë prezente për tri ditë në Prishtinë”.

Në panairin “Agrokos”, Xhafa thotë se do të jetë një mundësi e mirë edhe për vetë qytetarët që të vijnë dhe të shijojnë produkte të cilat janë të certifikuara nga insitututet për produktet organike. Pra, produktet më të shëndetshme që eksiztojnë në treg.
Programi ekspozues i këtij panairi është duke filluar nga fara, mbjellja e saj, kujdesi, rritja e fidanit, pjekja e frutit, vjelja, përpunimi i frutit, ambalazhimi dhe servimi në kuzhinat apo marketet tona. Të gjitha këto do të jenë të ekspozuara në panairin “Agrokos”.
Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit “AGROKOS”, do mbahet nga data 23-25 tetor, duke filluara nga ora 10:00, në ambientin e sallës 1 Tetori në Prishtinë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of