Pemëtaria, perimet dhe shumë produkte tjera bujqësore, do të promovohen deri të shtunën në Panairin e Produkteve Bujqësore, që është hapur të mërkurën në Prishtinë. Produktet e tyre bujqësore në këtë panair janë duke i ekspozuar rreth 70 agrobiznese dhe për dallim nga vitet e kaluara, sivjet prodhuesit kosovarë përpos që kanë zgjeruar gamën e prodhimeve, kanë ngritur edhe cilësinë e prodhimeve bujqësore.
Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tha se nga viti në vit po shtohet interesimi për bujqësinë dhe në të ardhmen ky sektor do të jetë shtyllë edhe më e fuqishme e zhvillimit ekonomik. Ai tha se janë rritur edhe përkrahja institucionale dhe investimet në këtë fushë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.