Hapet tenderi 60.7 mln lekë për bulevardin e Vlorës, ja çfarë parashikohet sipas kontratës

25/09/2019 11:00 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Projekti i Bankës Botërore për rrugët lokale dhe urbane, i cili po zbatohet përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, këtë herë e ka vendosur fokusin e vet në zonën e Vlorës.

Një projekt i ri, i cili do të hartojë rigjenerimin urban të zonës qendrore ujore, Sheshit të Flamurit dhe Portit në qytetin jugperëndimor të Vlorës pritet të nisë së shpejti.

Sipas autoritetit kontaktues, FSHZH, projektet do të financohen me të ardhurat e një kredie të Bankës së Këshillit të Europës për Zhvillim (CEB).
Afati i tenderit është 8 tetori, pasi caktimi duhet të përfundojë në dhjetë muaj, thuhet në njoftimin e prokurimit. Buxheti maksimal është 60,7 milionë lekë ose rreth 498,130 euro.

Projekti me emrin “Rehabilitimi i fasadave përgjatë Bulevardit të Vlorës”, si periudhë ndërtimi është 4 muaj, ndërsa i plotë rehabilitimi 10 muaj.
Projekti parashikon rehabilitimin e fasadave ekzistuese të ndërtesës së vjetër që ndodhet në të dy anët e Bulevardit të Vlorës, “Ismali Qemali”. Aty përafërsisht përfshihen 20 ndërtesa të vjetra nga 3 deri në 6 kate përgjatë Bulevardit të rikonstruktuar së fundmi, të cilat fasadat e përparme dhe anësore do të suvatohen dhe pikturohen.

Ndërhyrja përfshin një heqje totale të suvatimit të vjetër dhe ndërtimin e ri së bashku me pikturat.
Projekti është pjesë e një projekti të madh për zhvillimin e Alpeve Shqiptare dhe zonave bregdetare, të bashkëfinancuar me një kredi 28.7 milionë euro nga CEB dhe një kontribut prej 6.0 milionë euro nga qeveria shqiptare..

Programi “Përmirësimi i Rrugëve Dytësore dhe Lokale”, bashkëfinancuar nga Banka Botërore, Qeveria Shqiptare dhe Donatorë të tjerë në vlerën 368 milionë USD, njoftuar para dy viteve, synon të rrisë përpjekjet konkrete për përmirësimin e infrastrukturës në vend si dhe për rritjen e aksesit ndaj shërbimeve bazë dhe tregjeve, veçanërisht në zonat rurale nëpërmjet rehabilitimit të rrjetit rrugor dytësor dhe lokal.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of