Tuneli 3 në ish-sheshin Shqiponja pritet që të hapet këtë të mërkurë gati në mesnatë duke shërbyer si një nyje e re aksi që do të mundësojë hyrjen e automjeteve që vijnë nga Durrësi drejt Tiranës.
Pak orë para hapjes kur ende nuk është bërë vijëzimi, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Ergys Verdho dhe përfaqësues të policisë rrugore inspektuan aksin dhe punimet duke dhënë edhe detaje.
“Do të hapim tunelin 3 për të marrë trafikun që vjen nga Durrësi dhe për ta kaluar në Unazë të Re duke parashikuar që kjo do të lëhtesojë trafikun”, tha Balluku.
Kreu i ARRSH Ergys Verdho bëri një paraqitje të përgjithshme të mënyrës sesi do të funksionojë skema e qarrkullimit.
“Këtu jemi në rrethrrotullimin provizor për menaxhimin e trafikut të fazës 4 i cili do mbledhë gjithë trafikun e Unazës së Madhe ngaPallati me Shigjeta deri këtu për të dalë nga Tirana. Do të mbledhë dhe tafikun që do futet nga Dritan Hoxha në drejtim të Durësit. Kjo është lëvizja për në Durrës. Lëvizja nga Durrësi për në Tiranë do vijojnë për katër ditë në tunel 3 për makinat e vogla dhe në hyrjen ekzistuese për trafikun e rëndë dhe mbas 4-5 ditësh bypassin provizor që kemi krijuar për daljen nga Tirana do ta shembim dhe do të krijojmë akses përmes tunel 4 në zonën e Laprakës dhe spitalin e Traumës. Pra futja në Tiranë do të bëhet përmes Tunel 3 në drrejtim të Astirit dhe përmes tunel 4 në drejtim të Laprakës dhe drejtim të Zogut të Zi”, tha Verdho.
Ministrja vuri theksin në faktin që tashmë do të kemi dy aksese për të hyrë në Tiranë që sipas gjithë planit të mnaxhimit të trafikut ne parashikohet që nuk do të ketë më bllokim të trafikut për shkak të kantjetit.
Lidhur me ecurinë në vijim kreu i ARRSH tha se në javët në vijim do të mbyllet tunel 5 megjithë tunel 2 që do të japin mundësi për aksesin e Durrësit në drejtim të Tiranës në drejtim të Zogut të Zi nëpërmjet soletave të tyre.
“Dhe pas disa javësh trafiku në Sheshin Shqiponja nuk do të ekzsitojë më si problematikë tha a duke u shprehur se aksi tek Shqiponja ka qarkullim pren 45 mijë automjetesh në ditë. Fakti që tunelet janë me dy korsi do të bëjë që volumi i trafikut të përballohet më mire.
“Tuneli tre ka gjatësi 240 metra dhe 4 eshtë 160 metra të dy me nga dy korsi. Kater korsi që futen në Tiranë”, sqaroi Verdho.
Ministrja Balluku sqaroi se gjithë tunelet e sheshit Shqiponja do të monitorohen nga një qendër speciale për trafikun.
“Kemi një kompleksitet trafiku brenda kësaj zone, ndaj do të ketë në përfundim të veprës në tetor të këtij viti edhe një qendër kontolli që do menahxojë trafikun e nyjes më komplekse në vend derisa të ndërtohet Bypassi i Kasharit që do të jetë edhe më kompleks”, tha Balluku.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.