Hapja e tregut të energjisë do të shkaktojë rritjen e tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët e thjeshtë, shkruan sot Koha Ditore.
Tarifat e energjisë elektrik mund të rriten deri në 20 për qind, për shkak të nevojës për t’i eliminuar ndërsubvencionet në mes të kategorive të ndryshme të konsumatorëve. E eliminimi i ndërsubvencioneve ka qenë obligim që Kosova ka marrë me nënshkrimin e Traktatit të Energjisë, ndërsa është bërë i domosdoshëm pas hyrjes së furnizuesve të rinj me energji elektrike.
Institucionet e Kosovës kanë marrë obligime me marrëveshjen me Serbinë që ta regjistrojnë dhe licencojnë kompaninë në pronësi të Qeverisë së Serbisë “Elektrosever” si furnizues me energji elektrike për tërë territorin e Kosovës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.