Haradinaj mbledh qeverinë në dorëheqje, pritet t’i ndajë 250 mijë euro kundër ISIS-it

10/01/2020 10:21 AM 0 komente

Ramush Haradinaj ka ftuar në një mbledhje qeverinë.  Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka ftuar në një mbledhje qeverinë e tij në dorëheqje.

Në këtë mbledhje si rend dite do të jetë ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e Koalicionit Global Kundër ISIS.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e Koalicionit Global Kundër ISIS/DAESh (ZKM)”, thuhet në rendin e ditës për mbledhjen.

Kurse në një vendim që është publikuar në media  thuhet se paratë që do të ndahen janë ato nga rezervat shtetërore nën programin e shpenzimeve të paparashikuara.

“Ndahen mjete financiare në vlerë prej 250,000 (dyqindepesëdhjetë mijë euro) për përkrahjen e koalicionit Global Kundër ISIS/DAESH. Mjetet financiare nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara, nën-programi Shpenzimet e Paparashikuara me kod 13100, nën kategoria ekonomike e rezervës”, thuhet në vendim.

Në një njoftim të shkurtër të Zyrës së Kryeministrit thuhet shkurt se mbledhja do të mbahet në ora 13:00.

Që nga dorëheqja e tij, Haradinaj ka ftuar disa herë qeverinë kryesisht për çështjet që kishin të bënin me buxhetin ose ndarjen e mjeteve./Monitor.al/.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of