Ramush Haradinaj ka ftuar në një mbledhje qeverinë. Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka ftuar në një mbledhje qeverinë e tij në dorëheqje.
Në këtë mbledhje si rend dite do të jetë ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e Koalicionit Global Kundër ISIS.
“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e Koalicionit Global Kundër ISIS/DAESh (ZKM)”, thuhet në rendin e ditës për mbledhjen.
Kurse në një vendim që është publikuar në media thuhet se paratë që do të ndahen janë ato nga rezervat shtetërore nën programin e shpenzimeve të paparashikuara.
“Ndahen mjete financiare në vlerë prej 250,000 (dyqindepesëdhjetë mijë euro) për përkrahjen e koalicionit Global Kundër ISIS/DAESH. Mjetet financiare nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara, nën-programi Shpenzimet e Paparashikuara me kod 13100, nën kategoria ekonomike e rezervës”, thuhet në vendim.
Në një njoftim të shkurtër të Zyrës së Kryeministrit thuhet shkurt se mbledhja do të mbahet në ora 13:00.
Që nga dorëheqja e tij, Haradinaj ka ftuar disa herë qeverinë kryesisht për çështjet që kishin të bënin me buxhetin ose ndarjen e mjeteve./Monitor.al/.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.