Harry Maguire tek United, mbrojtësi më i paguar i të gjitha kohërave

06/08/2019 10:05 AM 0 komente

Manchester United zyrtarizoi blerjen e mbrojtësit të Anglisë, Harry Maguire nga Leicester City për 80 milionë sterlina (rreth 87 milionë euro), siç bën të ditur BBC. 26-vjeçari bëhet kështu mbrojtësi më i paguar i të gjitha kohërave.

Maguire firmosi një kontratë 6-vjeçare në Old Trafford, me mundësinë e zgjatjes edhe të një viti tjetër. Nga klubi i Leicester thonë se për Foxes kjo është një shitje rekord.

“Kur Manchester United troket në derën tënde, është një mundësi e madhe”, tha Maguire. “Nga bisedimet e mia me menaxherin, jam entuziast për vizionin dhe planet që ka për klubin. Është e qartë që Solskjaer po ndërton një klub për të fituar trofe. Pres me padurim t’u bashkohem shokëve të mi të skuadrës dhe të nis sezonin”.

Blerja e Maguire kalon shifrën 75 milionë sterlina (rreth 81 milionë euro) të paguar nga Liverpool ndaj Southampton për Virgil van Dijk në janar 2018. Në podium është edhe Lucas Hernandes, që Bayern Munchen e bleu nga Atletico Madrid për 80 milionë euro. Në vend të katërt, Matthijs de Ligt i transferuar nga Ajax te Juventus për 75 milionë euro.

Maguire është blerja e tretë e merkatos së verës të menaxherit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, pas Aaron Wan-Bissaka dhe Daniel James.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of