Haxhinasto: Stacion treni brenda Tiranës

03/04/2015 5:26 PM 0 komente
????????????????????????????????????

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Z. Edmond Haxhinasto vizitoi sot ambjentet e ofiçinave dhe repartin e riparimit të Hekurudhës Shqiptare, për të ndjekur nga afwr punën që po bëhet për rinovimin e disa vagonave dhe lokomotivës, të cilat do t’i shërbejnë për transport të pasagjerëve në linjën Tiranë – Durrës. Ai vlerësoi realizimin e një prej objektivave të hekurudhës për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve në transportin e pasagjerëve. “Shumë e rëndësishme të theksohet, se ky veprim është ndërrmarrë nga drejtuesit e hekurudhës, e cila ka shpenzuar në mënyrë të zgjuar të ardhurat që ajo realizon, si dhe të ardhurat nga amortizimi i flotës së saj të vjetër, duke e shitur këtë të fundit. Investimi i këtyre të ardhurave po shkon drejt krijimit të një standardi të ri në përmirësimin e vagonave për transportin e udhëtarëve”- tha Haxhinasto.
Zgjidhja për ndërtimin e stacionit të trenit të Tiranës ishtë një nga shqetësimet kryesore të Ministrit që theksoi se kërkon ndërhyrje emergjente. “Shumë e domosdoshme është t’i jepet zgjidhje sa më shpejt ndërtimit të stacionit të Tiranës. Heqja e stacionit të vjetër ka sjellë rënie drastike me 50% më pak numër pasagjerësh në këtë linjë kaq të rëndësishme, prandaj zgjidhje përfundimtare për këtë çështje është emergjentë. Stacioni i Trenit në Tiranë duhet të ekzistojë në çdo rrethanë edhe pse kemi konfirmuar që të ndërtohet stacioni multimodal i Kasharit. Ky është koncept modern në çdo kryeqytet, ku stacionet e trenit janë shumë afër qendrës” – u shpreh ai.
Haxhinasto u ndal edhe tek rëndësia që ka realizimi i rinovimit të infrastrukturës fizike dhe traseve dhe realizimi i lidhjeve të reja hekurudhore. “Siç e kemi komunikuar jemi duke u përpjekur maksimalisht që të miratojmë si pjesë të korridoreve evropiane lidhjen Durrës-Shkup, por sigurisht që nuk janë më pak të rëndësishme për ne edhe linjat e brendshme” – tha ai.
Në mbyllje të fjalës së tij, Ministri Haxhinasto u ndal në prezantimin e logove të reja të hekurudhës shqiptare, të cilat i vlerësoi si një punë profesionale dhe identifikim përmes gjuhës vizuale për të gjitha shërbimet që ofron hekurudha në transport udhëtarësh, mallrash, mallra të rrezikshme. Rinovimi i flotës së hekurudhës u cilësuar si një mundësi e re punësimi për qytetarët e Durrësit dhe një veprimtari me efekte shumë pozitive.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of