Ministri i Transportiti dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë.
“E vlerësoj si një zhvillim shumë pozitiv dhe një kontribut të drejtpërdrejtë në arritjen e atyre objektivave madhore që ka Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, për të zhvilluar infrastrukturën e vendit, për të angazhuar sa më shumë kompanitë shqiptare dhe për të vendosur një standart shumë më të lartë se sa aktuali në të gjithë hallkat e realizimit dhe zhvillimit të infrastrukturës shqiptare”, tha Ministri Haxhinasto.
Bashkëpunimi me këtë shoqatë do të jetë shumë planësh, do te zhvillohet në aspektin legjislativ, do të kemi një konsultim të vazhdushëm për reformat ligjore që do të realizojmë, do të kemi një konsultim specifik për ligje dhe akte të ndryshme ligjore të cilat ndikojnë drejtëpërdrejtë në këtë sektor. Një nga çështjet më akute është bashkëpunimi për ligjin e ri të prokurimit publik, i cili në fakt është edhe shkaku që ka sjellë një situatë absurde në zhvillimin e proçeseve të tenderimit në Shqipëri duke ndikuar drejtëpërdrejtë te cilësia dhe standarti i realizimit të veprave tona që realizohen me para të taksapaguesve shqiptarë, tha ai.
Ka pasur situata absurde ku tenderat janë fituar me vlera edhe 40% nën vlerën e shpallur të tenderit gjë që nuk duhet të ndodhë më, pasi paratë publike, paratë e qytetarëve duhet të shpenzohen jo vetëm në mënyrë efiçente, por duhet të garantojnë cilësinë më të lartë të realizimit të veprave publike.
Po kështu bashkëpunimi do të jetë i ngushtë edhe në çështjen e standarteve të realizimit të veprave, të cilat janë në proçesin e miratimit formal të tyre. E kam fjalën për standartet e rrugëve, të ujësjellës-kanalizimeve, por edhe për standarte të tjera në realizimin teknik të veprave të ndryshme.
Ne kemi rënë dakort në parim që bashkëpunimi jonë të forcohet edhe për arsye të monitorimit, të realizimit të veprave publike që do të thotë monitorim dhe vlerësim po pse jo edhe penalizim në të gjithë hallkat e realizimit të veprave publike. Kjo do të thotë që të gjithë ata që punojnë në Shqipëri në fushën e projektimit, e supervizionit të veprave, në fushën e realizimit konkret të veprave të gjithë do të jenë në një monitorim ligjor me qëllim që të garantojmë që standarti i produktit të tyre të jetë as më pak e as më shumë se sa ai evropian. Shqipëria në fazën e saj të zhvillimit ka nevojë për cilësi dhe standarte më të larta.
Kjo diktohet nga stadi i zhvillimit të ekonomisë pasi shërbimet që ofron infrastruktura jonë fizike duhet të jetë në standarte më të larta. Kjo diktohet nga nevoja e qytetarëve për të pasur standartin më të madhë dhe më të lartë të shërbimit qoftë në rrugë apo edhe në shërbimet e tjera që ofrohen nëpërmjet infrastrukturës tonë fizike, por edhe detyrimi që kemi ndaj rajonit ndaj europës për të pasur edhe ne një standart ekuivalent me ta për sa i takon të gjithë infrastruktrurës fizike por edhe shërbimeve që ajo ofron.
Prandaj kjo është një pikë shumë e rëndësishme dhe unë jam shumë i kënaqur që unë kam gjetur mbështetjen e plotë të shoqatës me qëllim që standarti i aktivitetit të kompanive shqiptare dhe atyre të huaja në Shqipëri duhet të jetë absolutisht ashtu sic është në të gjitha vendet e rajonit dhe të Evropës.
Një tjetër aspekt bashkëpunime do të jetë konsultimi për vepra të ndryshme, por edhe për plane zhvillimore pak më të gjëra. Ministria është shumë e hapur të mirpresë dhe të rrespektojë maksimalisht mendimin tejet të kualifikuar që kanë përfaqësuesit e kësaj shoqate por edhe mijra ndërtues, inxhinierë të tjerë që shoqata i ka në antarësinë e saj.
Një fushë tjetër e rëndësishme që ne do të mbajmë komunikim permanent do të jetë për të realizuar e mishëruar konkretisht një prioritet që ne i kemi vënë vetes që është organizimi dhe realizimi i mardhënieve të Partneritetit Publik dhe Privat në Shqipëri.
Është një formë e cila ka funksionuar në vendet e tjera që do të thotë një angazhim i drejtpërdrejtë i komunitetit të ndërtuesve dhe financuesve të vendit në realizimin e veprave publike.
Angazhimet nga ana e përfaqësuesve të shoqatës në veprat specifike ka qënë evident por ne duam të përpunojmë një model i cili të aplikohet në mënyrë të vazhdueshme ku ndërtuesit shqiptarë, në bashkëpunim me ato që kanë mundësi të financojnë projektet e infrastrukturës të vijnë dhe në partneritet me sektorin publik të realizojnë vepra të mëdha që ka nevojë infrastruktura jonë, me qëllim që edhe të ardhurat e përfitimet nga një mardhënie e tillë të mbesin në Shqipëri, të jenë në përfitim si të sektorit publik ashtu edhe të sektorit privat. Ne e konsiderojmë sektorin privat absolutisht një partner , jemi në shërbim të tij se nga një herë ky koncept nuk është fortë i qartë, sektori publik është në shërbim të sektorit privat, e ka atë partner për të realizuar objektivat e mëdha që kemi, pasi infrastruktura jonë, shërbimet që ne duam të garantojmë janë për t’u realizuar akoma. Kemi nevoja të mëdha qoftë në infrastrukturën fizike, rrugore, hekurudhore, portuale, aeroportuale por edhe në shërbimet që vijnë prej tyre, po kështu edhe në sektorët e tjerë sic janë utilitetet, ujësjellës kanalizimet, trajtimi i mbetjeve, prandaj e vlerësoj edhe një herë këtë zhvillim të sotëm si pozitiv dhe jam i bindur që frytet e tij do të jenë shumë të shpejta.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.